Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria s’e ka gati hapësirën për vendosjen e koronarografit të ri, paguan qira 60 mijë euro

Ka më se një muaj, qëkur ministri i shëndetësisë, Imet Rrahmani, u shpreh i sigurt se nuk do të vonohen në përgatitjen e hapësirave ku do të vendoset koronarografi.

Por brenda kësaj periudhe, ministria që ai drejton, nuk arriti të përfundojë obligimin, e kjo do t’i kushtojë mijëra euro, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zyrtarë të këtij institucioni nuk kanë dhënë asnjë sqarim tjetër, por vetëm kanë bërë të ditur të jetë shpallë fituesi i tenderit e që procesi është në fazën e ankimimit, periudhë që zgjat rreth 2 javë.

Në anën tjetër, zyrtarë të shërbimit spitalor klinik-universitar, nuk e arsyetojnë këtë neglizhencë të ministrisë, pasi shërbimet shëndetësore po kërkohen aty.

Aparatura është duke qëndruar në Austri dhe sipas Veselit, nuk ekziston alternativë që e njëjta të sillet në Kosovë që të shpëtohet nga penalizimi prej 50 mijë eurosh në muaj. Hapësirat ku parashihet të vendoset aparatura e koronarografit është ndarë në një nga pjesët e Klinikës së Kardiologjisë.

Ndryshe, ky shërbim arriti të bëhej funksional, pasi drejtori i klinikës kishte marrë iniciativë vetë që të blejë një pajisje prej 300 eurosh e të rregullojë koronarografin e vjetër për të punuar 12 orë, por mbeti pa mbështetje, pasi nuk ka staf të mjaftueshëm.


Ministria s’e ka gati hapësirën për vendosjen e... by kohanet