Ministria e Drejtësisë me urgjencë kishte iniciuar ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, më saktë nenit 159, që i shtonte një paragraf që hetimet për krime lufte mund të zgjasnin deri në 5 vjet.
Por, më 19 dhjetor të vitit të kaluar, ministrja Dhurata Hoxha i kishte nisur një kërkesë sekretarit të Kuvendit për tërheqjen e projektligjit nga shqyrtimi i mëtejmë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesa për tërheqje ishte bërë pasi që në seancën e 30 nëntorit të vitit të kaluar, projektligji nuk ishte votuar e ishte kundërshtuar nga deputetët e koalicionit qeverisës.
Kryetarja e Komisionit për Legjislacion, deputetja Albulena Haxhiu, thotë se qeveria duhet të japë përgjigje për arsyet e tërheqjes.
Mbështetje një ndryshimi të tillë i kishte dhënë edhe Fondi për të Drejtën Humanitare. Kohëzgjatja e hetimeve prej 2 vjetësh, nga prokurorët që i hetojnë krimet e luftës, ishte përmendur si një prej faktorëve që kishte çuar në përfundimin e hetimeve pa ngritur aktakuzë.
KTV-ja ka dërguar pyetje në Prokurorinë e Shtetit lidhur me tërheqjen e Ministrisë së Drejtësisë nga ndryshimi dhe efektin e saj, por nuk ka marrë përgjigje.