Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Havolli nuk do që lufta kundër korrupsionit të jetë vetëm kusht për viza

Për gjysmë viti në krye të Agjencisë Kundër Korrupsionit, drejtori i saj Shaip Havolli, krenohet me luftën ndaj korrupsionit, por jo në masën sa të kënaqen me të.

Për të, luftimi i korrupsionit nuk duhet të jetë kusht për liberalizim, por të jetë primar për të gjitha institucionet shtetërore, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një konferencë për media, ku ka prezantuar raportin për vitin 2016 të punës së këtij institucioni, Havolli ka njoftuar se AKK-ja ka dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit disa kallëzime penale për profilin e lartë.

Mirëpo, presin vendimet e gjykatave, sepse esenca është krejt këto aktakuza të përfundojnë me aktgjykime dënuese. 194 raste pranoi agjencia gjatë vitit 2016, derisa 82 kishte trashëguar nga 2015.

Sipas kreut të Agjencisë, nga to 41 raste u përcollën në Prokurori dhe Polici për procedim të mëtutjeshëm, 30 raste kanë shkuar në organet kompetente administrative me kërkesë për fillimin e procedurës disiplinore, 160 raste janë mbyllur, ndërsa 45 raste janë në procedurë.

Havolli theksoi se për dallim prej herëve të tjera ka një bashkëpunim më të mirë mes prokurorit dhe kallëzimet e penale të hartuara nga AKK-ja nuk po hidhen poshtë si të pabazuara.

Havolli tha se janë 18 zyrtarë që nuk kanë deklaruar pasurinë dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale gjatë vitit 2016.


Havolli nuk do që lufta kundër korrupsionit të... by kohanet