Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova pret nga Holanda mbështetje në proceset eurointegrues

Prishtinë, 31 mars – Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj priti sot në takim pune ambasadoren e Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems.

Gjatë takimit u diskutua procesi i integrimit evropian të Kosovës, më theks të veçantë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, liberalizimin e vizave dhe Agjendën Europiane për Reforma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministrja Ahmetaj e falënderoi ambasadoren për përkrahjen që Holanda ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes për procesin integrues në BE, duke filluar nga zbatimi i MSA-së dhe liberalizimi i vizave. Ajo, shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Integrimit Evropian për thellimin e bashkëpunimit me Holandën, duke theksuar mundësitë e shkëmbimeve dhe përkrahjes së Holandës për shoqërinë e Kosovës drejt integrimit Evropian.

Ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, falënderoi ministren Ahmetaj për pritjen, duke theksuar angazhimin e saj gjatë misionit në Kosovë, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Ambasadorja Willems, po ashtu, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Holandës posaçërisht për procesin e integrimit europian dhe sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë, si prioritete kyçe për Holandën.