Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare, ku kanë kaluar në lexim të dytë projektligji për mbrojtjen nga rrezatimi dhe siguria bërthamore dhe projektligji për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.
Gjithashtu, është miratuar në lexim të dytë projektligji për plotësimin e ligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, por jo edhe ai për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për minierat dhe mineralet. Po ashtu, nuk ka kaluar propozim-rezoluta në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjektligji për mbrojtjen nga zhurma ka kaluar në lexim të tretë , ndërkohë, është formuar komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.