“Luftimi i korrupsionit nuk duhet të jetë kusht për liberalizim por të jetë primar për të gjitha institucionet shtetërore, është koha e fundit që kjo luftë të bohet me të vërtetë”, ka deklaruar drejtori i AKK-së, Shaip Havolli, raporton KTV.
Në një konferencë për media ku ka prezantuar raporti për vitin 2016 të punës së këtij institucioni Havolli ka njoftua se agjencia kundër korrupsion ka dorëzuar në prokurori 28 raste me kallëzime penale ndaj 44 personave që dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se janë mbyllur 160 raste në mungesë të provave, kurse, 45 raste janë nën hetime ku dyshohet për korrupsion dhe për deklarim të rrem të pasurisë. Havolli tha se janë 18 zyrtarë që nuk kanë deklaruar pasurinë dhe ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale gjatë vitit 2016. Drejtori i antikorrupsionit njoftoi se këtë raport e ka dorëzuar edhe në Kuvendin e Kosovës.