Myftinia e Librazhdit është distancuar menjëherë nga një person në Librazhd që, siç transmeton KJ, deklaronte në emër të islamit se lejoheshin martesat e vajzave 12-vjeçe. Ky distancim erdhi pas skandalit që shpërtheu në Polis Fshat të Librazhdit, ku dy motra të mitura 12 dhe 14 vjeçe u fejuan nga familja.
Por, Myftinia e Librazhdit dha menjëherë këtë deklaratë publike:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi ndjekur me shqetësim dhe habi te madhe deklaratat fatzeza të një individi te papërgjegjshëm i cili u lancua si imam ne myftininë Librazhd. Sqarojmë opinionin publik se individi ne fjale jo vetëm nuk është imam ne myftininë tone, por me deklaratat e tij te papjekura tregon mungese koherence dhe intelekti ne ceshtjet fetare.
Gjithashtu, ftojmë mediat qe te jene me te kujdesshme në cilësimin e individëve të papërgjegjshëm si imamë, pasi deklarata te tilla lëndojnë nd[rgjegjet dhe janë në kundërshtim me vlerat universale, fetare e kombëtare. Myftinia Librazhd shpreh gatishmërinë e saj dhe mbetet e hapur për çdo lloj bashkëpunimi me të interesuarit.