Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestë te “Përroi i njelmët” për një rrethrrotullim që do t’u shërbente banorëve e bizneseve

Përfaqësuesit e mbi 1000 banorëve dhe mbi 20 bizneseve që operojnë në pjesën e quajtur “Përroi i njelmët” e bllokuan magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

Besojnë se në këtë mënyrë do ta bindin Ministrinë e Infrastrukturës, që ta ndërtojë një rrethrrotullim, i cili do të eliminonte rrugën e gjatë që të dërgon te një pjesë e banorëve dhe bizneseve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Protestuesit janë ankuar për koston e lartë në mungesë të këtij rrethrrotullimi.

Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës i kanë thënë KTV-së se kanë marrë kërkesën nga banorët dhe bizneset dhe të njëjtën do ta shqyrtojnë brenda afatit ligjor.

Por, kjo ministri nuk ka dhënë shumë shpresa se një kërkesë e tillë do të gjente zbatim.

Sipas ministrisë, ndërtimi i rrethrrotullimit do të duhej të lidhej me projektin e unazës së jashtme të Prishtinës, i cili është në kompetencë të Komunës së Prishtinës, kurse nyjat për qasje dhe dalje në këtë segment rrugor janë konform standardeve teknike për ndërtimin e rrugëve.