Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Për këtë Projektligj 56 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe 5 kanë abstenuar.
Deputeti i PDK-së Shaip Muja duke paraqitur këtë Projektligj tha se në Kuvend po bëhet cirk duke vonuar me sjelljen e këtij Projektligji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjektligji për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” është përkrahur në parim nga të gjitha partitë politike, pasi e kanë konsideruar të rëndësishëm një projektligj të tillë.
këtë projektligj Qeveria e Kosovës nuk e ka dhënë asnjë koment, derisa u kritikua nga deputetët pse nuk ka gjetur kohë të japë komentet e saj.
Gjatë seancës së sotme është miratuar në lexim të parë edhe Projektligji për Ndërmarrjet Sociale. Seanca vazhdon nesër në orën 10:00 me pika të caktuara të rendit të ditës.