Në seancën e dytë kundër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.
Avokati i Atdhe Arifit, Ramiz Krasniqi para Trupit Gjykues tha se aktakuza ndaj klientit të tij është shumë e pabazuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij vendosja më e mirë për këtë dhe e pranueshme do të ishte hedhja e aktakuzës.
Ndërsa avokati Frashër Krasniqit, Tomë Gashi nuk pati për të shtuar përveç asaj që kërkoi vet i akuzuari Frashër Krasniqi, i cili me leje të prokurorit dhe gjyqtarit u lejua të jap shpjegime rreth aktakuzës së tij.
Krasniqi tha se janë të akuzuar për terrorizëm që për të është vepra më e rëndë. Kjo sipas tij duhet të hedhet poshtë, duke shtuar së nuk ka përputhje të të gjeturave nga Prokuroria gjatë komunikimit me grupin që akuzohet.