Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në ambasadorin e Francës në Prishtinë, Didier Chabert, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Gjatë takimit kryeprokurori Lumezi, i tha ambasadorit Chabert se prokurorët e Shtetit janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial, duke shpresuar se në këtë drejtim do të vazhdoi përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmë është ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltë në realizimin e obligimeve ligjore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi potencoi se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial, në luftën sa më efikase kundër krimit të organizuar, korrupsionit, si dhe veprave tjera penale, duke shtuar se sfidë kryesore e Prokurorit të Shtetit mbetet luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimeve të luftës.
Ambasadori Chabert, shprehu gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar sistemin prokurorial të Kosovës në të gjitha çështjet që Franca mund të kontribuojnë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi. Konkretisht ambasadori Chabert ofroi ndihmë nga Ambasada e Francës në Prishtinë në ngritjen e kapaciteteve të prokurorëve, duke i trajnuar ata në fusha të ndryshme.