Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vëzhgimi e shpezëve, me qëllim ruajtjen e faunës sonë të pasur

Vëzhgimi i zogjve është një nga aktivitetet rekreative natyrore, ku pasionantë të natyrës për orë të tëra vrojtojnë shpendët përmes dylbive apo teleskopit.

Të përkushtuar në vrojtimin e të zogjve, mbrojtjen e tyre dhe të natyrës, janë pjesëtarët e shoqatës “Finch”, veprimtaria e së cilës kryesisht shtrihet në Prizren dhe Opojë

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me qëllim të kultivimit të zogjve dhe me një moto unike, “FINCH” një nga aktivitetet kryesore të saj ka edhe shpërndarjen e ushqimit për shpendët në kohë të acartë, transmeton emisioni “Sot” në KTV.

Gjatë vrojtimit të zogjve që gravitonin në liqenin e Vërmicës, ekipi rastisi në një moment të veçantë teksa ujku ua mësynte shpendëve.

Kosova, përkatësisht Vërmica në këtë rast është e pasur me llojllojshmëri të zogjve shtegtarë por dhe rezidentë, për të cilët na flet kryetari i shoqatës “Finch”.

Krahas llojllojshmërisë së zgjove, kjo pjesë po ashtu karakterizohet edhe me biodiversitet të pasur.

Në shtetet perëndimore vëzhgimi i zogjve është një atraksion turistik i zhvilluar, që tërheq një numër të konsiderueshëm turistësh, prandaj, edhe Kosova në vende të ndryshme të saj ka potencial të zhvillojë këtë lloj të turizmit natyror për të pasionuarit e vëzhgimit të shpendëve.