Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar protestuesit e sotëm të diasporës shqiptare të mbledhur në Colmar të Francës për të kundërshtuar mbajtjen e tij nga drejtësi franceze.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm të vendosur dhe të bashkuar mund të arrijmë atë që dëshirojmë, e ajo është “e ardhmja në familjen e madhe evropiane”.

Ky është postimi i Haradinajt:
Të nderuar bashkëkombës nga Diaspora,
E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!
E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrijnë atje ku janë nisur.
Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj!
Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më!
Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!
Juaji Ramush Haradinaj