Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit që të votojnë projektmarrëveshjen për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, për të cilën thotë se është në interes të Kosovës.
Hoxhaj ka siguruar deputetët se votimin e kësaj marrëveshje nuk cenohet integriteti dhe sovraniteti i vendit, pasiqë thotë se selia e këtij fondi do të jetë në Tiranë, transmeton Kosovapress.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHoxhaj ka theksuar se projektmarrëveshja për Fondin e Ballkanit Perëndimor ka të bëjë me arsimin e lartë, hulumtimet shkencore dhe kulturën, në mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të cilat nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.
“E kundërshtojmë çdo tendencë për interferim diplomatik nga Serbia. Shtetet kombe do të mbesin ato që janë”, tha Hoxhaj.