Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Itali arrestohen katër xhihadistë të dyshimtë nga Kosova

Policia italiane e shtetit ka shkatërruar gjatë natës një celulë xhihadiste kosovare në qytetin e Venecias.

Policia ka arrestuar tre persona ndërsa njofton se ka ndaluar edhe një të mitur. Të dyshuarit janë shtetas të Kosovës me leje të rregullt qëndrimi në Itali. Arrestimi i tyre është bërë pas një operacioni të policisë dhe karabinierëve italianë, të zhvilluar gjatë natës në 12 lokacione.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

10 bastisje janë kryer në qendrën historike të Venecias, një në Mestre dhe një në Trevizo.

Operacioni për shkatërrimin e kësaj celulë xhihadiste ka nisur pas hetimit të aktivitetit radikal fetar të anëtarëve të saj si dhe të vendeve që ata frekuentonin. Në operacion ka marrë pjesë dhe reparti i Policisë shkencore si dhe grupi i forcave speciale.