Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Osmani nënvizon fjalën alarmante dhe shifrën 81%

Fjala që duhet të dalë nga ky emision është alarmante dhe shifra 81%. Kështu theksoi deputetja e Kuvendit të Kosovës në radhët e LDK-së, Vjosa Osmani.

Ajo në Rubikon të KTV-së ka thënë se institucionet e Kosovës mund të kërkojnë ndihmë nga organizatat ndërkombëtare që të ndihmojnë bizneset me qëllim të barazisë gjinore dhe gjithëpërfshirjes në punësim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E pjesë e diskutim u bë edhe pushimi i lehonisë.

Abdixhiku propozoi që kjo të bëhet e ndarë mes nënës dhe babait.

"Modeli i ndarjes në tri grupe të pushimit, grupi i parë që i jepet nënës, momentin e parë që kryhet kjo, e dyta është ndarja mes gruas dhe burrit, rrjedhimisht në sektorin privat mbetet kosto e njëjtë", ka thënë ai.

Në botë, thotë Abdixhiku, ka diskutime që gratë madje nuk duan të shfrytëzojnë tërë pushimin e lehonisë sepse sipas tyre mbesin pas me karrierë.

Abdixhiku thotë se 81% e grave duhet të aktivizohen në punësim me bërjen e vendit të punës atraktiv.