Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova ndërtohet, por ndërtohet nga burrat, thotë Demolli

Qendra Kosovare për Studime Gjinore tash e një kohë kanë hasur në vesh të shurdhër tek institucionet e Kosovës.

Drejtuesja e kësaj qendre, Luljeta Demolli në Rubikon të KTV-së përmendi kërkesat të cilat nuk janë marrë parasysh.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Demolli thotë të kenë kërkuar krijimin e një strategjie në nivel nacional.

"Të krijohet një strategji e nivelit nacional, një agjendë nacionale që tash po provojmë ta bëjmë me Riinvestin. E drejta për punësim është e drejtë themelore dhe e drejta për informim për punë është e drejtë themelore", ka thënë ajo.

Sipas saj, pikërisht investimet kapitale të shtetit bëjnë dallimet gjinore në hapjen e vendeve të punës.

"Investimet kapitale të shtetit janë ato që hapin vende të punës vetëm për burra. E kemi autostradën që është investimi më i madh kapital", ka thënë Demolli.

"Kosova ndërtohet por ndërtohet nga burrat".