Zëdhënësi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Senad Shaboviq, deklaroi të mërkurën se ende nuk kanë përfunduar konsultimet rreth mbajtjes së zgjedhjeve për president të Serbisë në territorin e Kosovës, të caktuara për datën 2 prill.
“Sapo të kemi sqaruar të gjitha detajet do të njoftojmë publikun”, ka thënë Shaboviq për agjencinë e lajmeve Beta, transmeton kp .
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdryshe, në mbledhjen e Komisionit Zgjedhor Republikan të Serbisë, të mbajtur kah mesi i marsit, është miratuar vendimi që në Kosovë gjatë zgjedhjeve presidenciale serbe të votohet në 90 vendvotime.
Vendimi për numrin e vendvotimeve është marrë në bazë të njoftimit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë dhe në bazë të rregullave bazë që në një vendvotim më së paku të mund të votojnë 100 votues, ndërsa më së shumti 2.500.
Kreu i Komisionit Zgjedhor Republikan, Vladimir Dimitrijeviq, ka thënë se vendimi për vendvotimet në Kosovë do të jetë në fuqi edhe më tej nëse vlerësimi i sigurisë lejon që zgjedhjet të mbahen.