Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane (EPP), që po zhvillohet në Maltë, njofton kumtesa partiake, transmeton Koha.net.
Gjatë punimeve të Kongresit, kryeministri Isa Mustafa sot ka mbajtur një fjalim para rreth 2500 pjesëmarrës nga më shumë se 40 shtete, përfshirë Kryeministra e Presidentë të shteteve më të fuqishme evropiane që po marrin pjesë në këtë Kongres.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, ashtu sikur se edhe për të gjitha partitë në Kosovë, Evropa nuk ka alternativë tjetër. Në një kohë kur Euro-skepticizmi është në rritje, slogani ynë vazhdon të mbetet “Kthimi në Evropë”, ka thënë Mustafa duke shtuar se na duhen mesazhe të qarta dhe të prekshme nga Bashkimi Europian për të ardhmen tonë të përbashkët. Paqja dhe stabiliteti i Europës sigurohet vetëm atëherë kur Europa të jetë e plotë, vetëm atëherë kur shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i jenë bashkuar Bashkimit Europian",.
"Kosova është duke e implementuar suksesshëm Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, marrëveshjen e parë kontraktuale me Bashkimin Europian. Jemi duke bërë hapa të mëdhenj drejt implementimit të Agjendës Europiane për Reforma në konkurrencë, zbatim të ligjit, tregun e punës dhe arsim. Shpejtë, shpresojmë të aplikojmë për statusin e shtetit kandidat në BE, për të cilën besojmë në përkrahjen tuaj", tha kryetari i LDK-së.
Ai tha po ashtu se Kosova meriton vëmendje më të madhe nga Bashkimi Europian, ajo e meriton përkrahjen e BE-së.
"Ne jemi i vetmi vend në Evropë të cilit i është mohuar liberalizimi i vizave me Bashkimin Europian! Si përfundim, do të doja ta shfrytëzoj platformën e EPP-së, që ta ftoj Bashkimin Europian që të jetë më i pranishëm në Kosovë dhe t’i hapë dyert për Kosovën”, ka thënë fund lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i vendit Isa Mustafa sot në Maltë.