Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova mbulon vetëm 50 për qind të nevojave për miell

Përfaqësuesit e bujqve që merren me mbjelljen e grurit dhe ata të mullisëve kanë ngritur alarmin për situatën e vështirë që, sipas tyre, ka kapluar këtë sektor, raporton KTV.

Kërkesa e tyre e vetme është që shteti të ndërmarrë hapa të shpejtë për të ndihmuar këtë industri, qoftë edhe duke ndërmarrë masa reciprociteti ndaj importit të madh të këtij produkti shumë të përdorur tek ne.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të pranishmit në këtë konferencë kanë kërkuar edhe ndërhyrjen e inspektorëve, pasi sipas tyre, po hyn grurë dhe miell pa u ditur origjina dhe përmbajtja e tij.

Bazuar në të dhënat e prezantuara, kosovarët konsumojnë brenda një viti 400 mijë tonë miell, ndërsa prodhimi vendës i mbulon vetëm mbi 200 mijë.

Nga ana tjetër, Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar janë mbjellë 70 mijë hektarë me grurë, nga të cilat janë subvencionuar mbi 50 mijë, ndërsa për këtë vit kjo ministri ka thënë se do t’i ketë të dhënat në fund të majit.