Për serbët, linja ajrore Prishtinë-Beograd është punë e kryer, bazuar në marrëveshjen mes dy shteteve në Bruksel. Kështu ka thënë deputeti Bojan Mitiq, i cili ka kërkuar sqarim nga drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil, Driton Gjonbalaj, se përse po vonohet funksionalizimi i kësaj linje, raporton KTV.
Por Gjonbalaj theksoi se ai nuk është në dijeni për këtë marrëveshje, megjithatë ka një pajtim në parim, por që pa u hapur korridori ajror, i cili nënkupton njohjen paraprake të shteteve, nuk do të ketë fluturim mes Kosovës dhe Serbisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjonbalaj tha se Serbia është përpjekur ta marrë nën kompetencën e kontrollit ajror të Kosovës, por kjo temë asnjëherë nuk është trajtuar nga autoriteti i aviacionit civil, sepse është e pamundur të ndodhë një gjë e tillë.
Kontrolli ajror mbetet kompetencë e KFOR-it, ndërsa Kosova po përgatitet për të marrë kompetencat në navigimin ajror, për të cilin janë ndarë 35 milionë euro.
Gjonbalaj tha se aeroporti i Gjakovës është i gatshëm për operim, aeroporti i Dumoshit duhet t’i kthehet pronarit të ligjshëm, që është Federata e Aeronautikës.