Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çfarë tha Delawie për Ushtrinë, Demarkacionin, listat zgjedhore...

Amerika nuk pranon formë tjetër të krijimit të ushtrisë pos përmes ndryshimeve kushtetuese, raporton KTV.

Këtë edhe njëherë e ka përsëritur ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili ka thënë se nëse Kosova e krijon ushtrinë veç përmes ligjit, siç po kërkon presidenti Thaçi, atëherë do t’i prishte marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Delawie, në forumin “Fol Hapur”, nuk lejoi mundësi për pyetje nga gazetarët, por edhe për sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit. Ai tha se korrupsioni e ngadalëson integrimin evropian dhe ngufat zhvillimin ekonomik.

Më tutje, Delawie foli për sistemin e drejtësisë, duke thënë se ende besimi në gjykata vazhdon të jetë i ulët.

Për ata që dënohen për veprat e kundërligjshme, ambasadori amerikan ka kërkuar trajtim të barabartë në burgje e jo varësisht nga funksioni publik që kanë pasur ata.

Diplomati amerikan ka mbështetur iniciativën e presidentit që në listat zgjedhore të mos ketë njerëz me aktakuza.

Delawie foli edhe për demarkacionin, me ç’rast tha se koalicioni tash ka më shumë vota në Kuvend me kthimin e serbëve, prandaj pret që ky proces të kalojë.