Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Munih të Gjermanisë për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, ka zhvilluar takime me zyrtarë të BE-së.
Sipas një postimi në Facebook, Thaçi ka treguar se ka takuar komisionerët Johannes Hahn dhe Dimitris Avramopoulos me të cilët ka diskutuar çështjen e liberalizimit të vizave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaçi thotë se zyrtarët evropianë i kanë thënë atij se pengesa e vetme në këtë drejtim është demarkacioni me Malin e Zi.
“Komisionerët Hahn dhe Avramopoulos ritheksuan edhe sot se Brukseli po e pret vetëm edhe ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacion për të hequr regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi, raporton Koha.net.
Ai theksoi se tani është në duart e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të vendosin se kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin të lirë në zonën Schengen.