Kryetari i vendit Hashim Thaçi ka pasur një drekë pune me Zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.
Thaçi, duke shkruar për këtë takim në Facebook, ka thënë se biseduan për thellimin e bashkëpunimit bilateral duke theksuar se SHBA-ja është dhe gjithmonë do të mbetet partneri kryesor strategjik në rrugën euroatlantike të Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaçi ka shkruar:
Në një periudhë sfiduese për rajonin, roli i SHBA-së si gjithmonë është vendimtar për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor. Në një drekë pune me Zëvendësndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, biseduam për thellimin e bashkëpunimit bilateral.
Ne u pajtuam për veprimet konkrete drejt realizimit të prioriteteve kryesore për Kosovën, që ndërlidhen me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, fillimin e punës për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, nëpërmjet një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës.
SHBA-ja është dhe gjithmonë do të mbetet partneri kryesor strategjik në rrugën tonë euroatlantike.