Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asselborn shpreson se bisedimet Kosovë – Serbi do të rezultojnë me marrëveshje

Shefi i diplomacisë së Luksemburgut, Jean Asselborn, tha të mërkurën se është i vetëdijshëm se për Beogradin bisedimet me Prishtinën paraqesin sfidë dhe shpreson se me bisedime do të arrihen rezultate pozitive, në dobi për të dyja palët, njofton shërbimi për informacione i Kuvendit të Serbisë.

Asselborn në Kuvendin e Serbisë ka folur me nënkryetarin e Kuvendit, Verolub Arsiq, i cili pas takimit me delegacionin nga Luksemburgu vlerësoi se sfida më e madhe në bisedimet Beograd-Prishtinë nuk është në komunikim, por në implementimin e marrëveshjeve në praktikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Serbia ka përmbushur pothuajse të gjitha masat nga marrëveshjet e Brukselit, por këtë nuk e ka bërë edhe administrata prishtinase”, tha Arsiq dhe shtoi se Serbia nuk do të pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës, por është e gatshme që përmes bisedimeve të arrihet stabiliteti i rajonit.