Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq e do KFOR-in në Kosovë me mandat të pandryshuar

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi të mërkurën se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të mbetet e pranishme në Kosovë në formë të pandryshuar, pasi serbët të cilët jetojnë atje nuk iu besojnë forcave të sigurisë së Kosovës.

Ai u tha mediave në Pallatin Serbia, se autoritetet në Beograd iu kundërvihen hapave të njëanshëm kur është në pyetje zgjidhja e situatës në Kosovë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të jetë edhe më tutje e pranishme në Kosovë. Do të thotë se jemi për praninë e KFOR-it dhe OSBE-së në formë të pa zvogëluar”, ka thënë ai.

Ai theksoi se Serbia do të vazhdojë të angazhohet që mandati i KFOR-it të mbetet i pandryshuar, sidomos që forcat të mos reduktohen, ndërsa shtoi se zgjedhjet presidenciale në Kosovë do të organizohen me ndihmën e OSBE-së.