Zëvendësndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare nuk janë opsioni i duhur dhe se institucionet e Kosovës duhet ta respektojnë afatin ligjor për mbajtjen e tyre.
Në këtë intervistë, e cila transmetohet sonte, ai ka folur për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, demarkacionin dhe asociacionin, si dhe procese të tjera të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u takua me liderët institucionalë të Kosovës, përfaqësuesit e partive politike shqiptare si dhe ata të Listës Serbe.