Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Më 2016 janë ngritur 26 aktakuza për korrupsion në nivel të lartë

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka miratuar Raportin e Punës të Prokurorisë së Shtetit për 2016.

Sipas raportit, prokurorët kanë zgjidhur më shumë raste se sa që kanë pranuar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“171prokurorë kanë pranuar 27 mijë e 084 kallëzime penale në punë, derisa kanë zgjidhur 30 mijë e 680 raste ose 3 mijë e 596 më shumë se që janë pranuar”, ka thënë Agron Qalaj, prokuror në Zyrën e Prokurorit të Shtetit.

Në një nga kushtet e liberalizimit të vizave, që është identifikimi i rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, sipas këtij raporti, është bërë progres.

Kështu janë shenjëzuar 35 raste të tilla, prej të cilave janë ngritur 26 aktakuza.

Problemin më të madh, Prokuroria e ka pasur më lëndë të krimeve të luftës, të cilat deri së fundmi kanë qenë kompetencë e EULEX-it.

Nga 359 lëndë janë zgjidhur vetëm 33 ku vepra penale është krime të luftës.