Komisioni Zgjedhor i Republikës së Serbisë (RIK) ka marrë dje vendim për emërimin e anëtarëve të këshillave zgjedhore për zbatimin e zgjedhjeve për president të Serbisë në territorin e Kosovës e Metohisë, siç e quajnë Republikën e Kosovës mediet serbe.
Po ashtu është marrë vendimi për formimin e organeve punuese të të RIK, po ashtu për Kosovë e Metohi, transmeton raportimin e medieve të Beogradit Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtarët e këshillave zgjedhore janë emëruar për qarqet administrative, siç i cilëson Beogradi, të Mitrovicës, Pejës, Prizrenit dhe të Anamoravës.
RIK (Komisioni Republikan Zgjedhor i Serbisë) edhe për këto zgjedhje presidenciale, që do të mbahen të dielën, ka paraparë transportimin e materialit votues nga Kosova për numërim në Rashkë e në Vranjë.