Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi: Bllokimi i rrugëve të Kosovës është bllokim i rrugës drejt botës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar për ndaj bllokimit të rrugëve në Prishtinë, Gjilan, Shtërpcë, Mitrovicë dhe Rahovec, duke thënë se bllokimi i rrugëve është bllokim i rrugëve të Kosovës në botë.

Sot në këto qytete shumë qytetarë kanë bllokuar rrugët si shenjë proteste ndaj ardhjes së një delegacioni serb në Kosovë, të cilët kanë paralajmëruar se do të marrin pjesë në një tubim elektoral në Leposaviq për zgjedhjet presidenciale në Serbi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo qasje është tërësisht e papranueshme, sepse liria e lëvizjes, liria e tubimit, liria e mendimit politik dhe liria e shprehjes janë të garantuara me Kushtetutën dhe me ligjet e Kosovës. Këto vlejnë për çdo qytetar të Kosovës dhe askush nuk do të lejohet që t’i cenojë këto të drejta, pa marrë parasysh dallimet në bindje e qëndrime”, ka thënë Thaçi, i cili ka shkruar se nga bllokimi i rrugëve përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën Kosovës.

“Nga logjika e bllokimit të rrugëve, sikurse ndodhi sot në disa qytete të Kosovës, më së shumti përfitojnë ata që nuk ia duan të mirën shtetit tonë. Institucionet shtetërore duhet ta garantojnë mbrojtjen e këtyre lirive për secilin qytetar”, ka shkruar Thaçi në Facebook.