Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kurir: Shqiptarët ua zunë rrugën në Firajë serbëve për në Leposaviq

Shqiptarët deshën t’ia zinin rrugën Aleksandar Vuçiqit, shkruan sot ‘Kurir’ i Beogradit, gazetë me prirje të theksuara antishqiptare.

Rruga Shtërpce-Leposqviq, ku është paralajmëruar një tubim parazgjedhor i Partisë Përparimtare Serbe (Srpske napredne stranke - SNS) të Vuçiqit është bllokuar (nga shqiptarët) shkruan “Kurir”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duke kujtuar se kandidati presidencial i SNS, Aleksandar Vuçiq do të vinte në tubim në Leposaviq, shqiptarët kishin zënë pritën, shkruan gazeta.

Serbët të cilit ishin nisur të organizuar në mitingun e kandidatit presidencial, Aleksandar Vuçiqit, në vendin Firajë, në urë, i ka pritur grupi i shqiptarëve me transparente. Ata janë përpjekur të pengojnë kalimin e tyre për në Leposaviq.

Në transparente shkruante “Vuçiq na lë të qetë! Kosova është e të gjithëve” (Vučiću ostavi nas na miru! Kosovo je svačije), përcjell Koha.net.

Por puna nuk mbaron me kaq! – vazhdon kjo gazetë. Në të kthyer serbët u përballën me trupa drunjtësh në rrugë, të cilët u desh t’i sharronin që të mund të ktheheshin në shtëpi. Serbët sërish janë nisur për në Leposaviq, ndërsa bëhet e ditur se mitingu nuk është shtyrë.

Kryeministri i Serbisë dhe kandidati presidencial i SNS-së, Aleksandar Vuçiq ka hequr dorë nga shkuarja në Leposaviq me arsyetimin se atë askush nuk mund ta shantazhojë dhe se nuk dëshiron që populli në Kosovë e Metohi të pësojë për shkak të tij, raporton” Kurir”.

{gallery}