Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahmetaj: Dialogu i garanton Kosovës BE-në

Ministrja për Integrim Evropian, Mimoza Ahmetaj, ka deklaruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është procesi i cili Kosovës i garanton rrugën drejt BE-së.

Sipas saj Kosova ka ende tema të cilat duhet të ngrihen, si reparacionet e luftës, të pagjeturit e pensionet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ministrja Ahmeti tha se, në bazë të dialogut, BE-ja e vlerëson situatën në të cilën ndodhet Kosova, raporton “Koha Ditore”.

Ajo ka thënë se dialogu vazhdimisht do të plotësohet dhe do të ushqejë rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Sipas saj, në fund të dialogut, Serbia do të detyrohet të njoh Kosovën nëpërmes një marrëveshjeje. Si garancë të kësaj ka përmendur prezencën e BE-së në këtë proces.