Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritet të hapet pika kufitare Kosovë-Maqedoni në Stançiq

Kosova merr përsipër të gjitha obligimet sa i përket hapjes së pikës së përbashkët kufitare në mes të Kosovës e Maqedonisë - Stançiq-Bellanoc.

Kështu deklaroi zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës në takimin takimi tre-palësh për zbatimin e projektit strategjik në kuadër të programeve të BE-së për Bashkëpunim ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në selinë e delegacionit të BE-së në Shkup, me ftesë të ambasadorit, Samuel Zhbogar, është mbajtur takimi i nivelit të lartë trepalësh ndërmjet Qeverisë së Kosovës, Qeverisë së Maqedonisë dhe përfaqësueseve të BE-së nga dy shtetet respektive.

Në këtë takim trepalësh, Bajram Gecaj, zëvendësministër i Administrimit të Pushtetit Lokal edhe njëherë rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të marrë përsipër të gjitha obligimet sa i përket hapjes së pikës së përbashkët kufitare “Stançiq-Bellanoc”.

Gecaj theksoi se përmbushja e detyrimeve të Qeverisë së Republikës së Kosovës tashmë është në fazën finale dhe se Qeveria mbetet e përkushtuar të mbështesë procesin e implementimit të këtij projekti, si një projekt shumë i rëndësishëm për lehtësimin e lirisë së lëvizjes së qytetarëve të cilët jetojnë në këtë zonë kufitare.

Njëkohësisht, nëpërmjet zbatimit të këtij projekti të bashkëpunimit ndër-kufitar, Qeveria e Republikës së Kosovës rikonfirmon aftësinë e saj për të realizuar projektet e financuara nga BE, si dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Me qëllim të realizimit të këtij projekti, mbetet që institucionet e Qeverisë së Maqedonisë, të ndërmarrin veprimet konkrete sa i përket përmbushjes së detyrimeve sipas protokollit të përbashkët të nënshkruar ndërmjet dy shteteve.