KTV raporton se protesta e punëtorëve shëndetësorë ka përfunduar e qetë.
Nis protesta e punëtorëve shëndetësorë
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa nis protesta paralajmëruese e punëtorëve shëndetësorë para institucioneve publike shëndetësore.
Kjo protestë është paralajmëruar ditë më parë përkundër që u zhvillua një takim me ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmanin, por nuk kanë arrit të marrin premtime për realizimin e të gjitha kërkesave, raporton KTV.
Ata po kërkojnë kushte më të mira të punës, rritje pagash, kthimin e ligjit për paga në bazë të koeficientit, investimi në pajisje e material harxhues.
Kryetari i sindikatës së QKUK-së, Xhemajl Selmani, ka thënë se kanë qenë të detyruar të ndërpresin punën për një orë që të mbajnë këtë protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre.
“Ne nuk po trajtohemi dinjitetshëm nga kjo Qeveri, po na duhet të ballafaqohemi çdo ditë me pacientët dhe qytetarët e pafajshëm që vijnë të marrin shërbime kur duhet të themi se s’ka ilaçe apo s’mund të kryhet një shërbim. Prandaj u detyruam të dalin në protestë që të kërkojmë kushte të punës, investim në shëndetësinë publike e rritje pagash”, ka thënë ai.
Protesta e sotme është vetëm paralajmëruese pasi krerë të sindikatës kanë paralajmëruar grevë të përgjithshme nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre.
