Gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, të martën në Paris, dy qeveritë kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri - Francë në nivel strategjik, shkruan sot Koha Ditore.
Kryeministri Rama shoqërohej në këtë vizitë nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Gjatë bashkëbisedimeve me autoritetet franceze palët patën mundësinë të konfirmojnë marrëdhënien speciale midis Shqipërisë dhe Francës, si dhe rëndësinë e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë, në rrafshin dypalësh, rajonal dhe më gjerë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.