Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria me partneritet strategjik me Francën

Gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Paris, dy qeveritë, ajo shqiptare dhe franceze, kanë nënshkruar një sërë marrëveshjesh, të cilat ngrenë kuadrin e bashkëpunimit dypalësh Shqipëri - Francë në nivel strategjik.

Gjatë vizitës palët patën mundësinë të konfirmojnë marrëdhënien speciale midis Shqipërisë dhe Francës si dhe rëndësinë e bashkëveprimit afatgjatë midis dy vendeve në fushën e sundimit të ligjit, mbrojtjes dhe sigurisë, në rrafshin dypalësh, rajonal dhe më gjerë, njoftojnë medie nga Tirana.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takimin e posaçëm me homologun francez Bernard Cazeneuve, kryeministri Rama shprehu falënderimet e qeverisë shqiptare për mbështetjen e Francës në procesin e integrimit evropian të shtetit shqiptar, si dhe për vëmendjen e shtuar dhe dedikimin e Francës në mbarëvajtjen e proceseve dhe projekteve rajonale.

Nga ana e tij, kryeministri francez Cazeneuve vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe ecurinë e reformave në fushën e sundimit të së drejtës, përpjekjet e suksesshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ai, po ashtu, falënderoi palën shqiptare për bashkëpunimin me autoritetet franceze në fushën e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Bashkëbiseduesit veçuan rëndësinë e trefishtë të zbatimit të reformës në drejtësi si një reformë të nevojshme për të rritur besueshmërinë e institucioneve të drejtësisë, si dhe impaktin e saj në fushën e sigurisë dhe në përforcimin e sundimit të së drejtës në ekonomi. Pala franceze nënvizoi gjithashtu rolin e posaçëm të Shqipërisë në stabilitetin demokratik të rajonit.