Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtari amerikan Hoyt Yee takohet me kryetarin e Vetëvendosjes Ymeri

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri sot në Ambasadën amerikane është takuar me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hoyt Yee.

Për këtë takim, të cilin Ymeri e ka quajtur të rëndësishëm në kuadër të ndërtimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Vetëvendosjes dhe Qeverisë amerikane, lideri i VV-së ka njoftuar në Facebook.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë takim Ymeri k shkruar:

“Pata rastin dhe kënaqësinë të takoj për herë të parë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Hoyt Yee. Me Yee, u takuam në Ambasadën amerikane në Kosovë ku diskutuam miqësisht për zhvillimet politike në vendin tonë.

Ky është një takim i rëndësishëm në kuadër të ndërtimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Vetëvendosjes dhe Qeverisë amerikane”.