Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pensioni familjar, si dhe a mund të arrihet

Ajshe Mujkut ka 6-vjet që i ka vdekur bashkëshorti, i cili kishte stazh pune mbi 30 vjet.

Në bazë të Ligjit për Skema Pensionale, Mujku do ta gëzojë të drejtën për pension familjar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, thotë se për të aplikuar për këtë pension duhet shumë dokumentacion. Të drejtën në pensionin familjar e kanë anëtarët e ngushtë të familjes së ish të siguruarve që kanë vdekur pas datës 01 janar 1999 por që dëshmojnë se kanë paguar për 15 vjet kontribut për stazhin pensional, para kësaj date, në të kundërtën pensioni familjarëve nuk iu takon.

Zyrtar Minire Begaj-Balaj, Drejtoreshë e Departamentit Ligjor, në MPMS-së tha se ka shumë të interesuar për të tërhequr aplikacione.

Ndërsa sa i përket pensionit invalidor të punës, i realizojnë të gjithë ish-shfrytëzuesit e këtyre pensioneve nën moshën 65-vjeçare, të cilët e dëshmojnë realizimin e kësaj të drejte me një vendim.

Kjo e drejtë u njihet edhe të gjithë personave aktual, te të cilët është shfaqur paaftësia për punë si pasojë e lëndimeve në vendet e punës apo sëmundjeve profesionale. Mjetet për këto dy skema pensionale tashmë janë alokuar.

Ky udhëzim administrativ është miratuar në vitin 2015, por në mungesë të buxhetit nuk ka gjetur zbatim deri më tani.