Një tjetër drejtues i lartë i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë është shkarkuar pas valës së largimeve në këtë institucion në muajt e fundit.
Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, ka firmosur dje shkarkimin nga detyra të Petrit Koshaj, me detyrë Drejtor i Policisë së Burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMësohet se motivacioni i shkarkimit ka qenë për shkelje të rënda dhe se shkarkimi është përgatitur disa ditë më parë pas disa kontrolleve të ushtruara.
Koshaj u prezantua më 17 dhjetor 2015 nga Ministri i Drejtësisë i atëhershëm Ylli Manjani dhe Artur Zoto.
Petrit Koshaj ka kryer Shkollën e Mesme Ushtarake “Skënderbej” dhe më pas, ka studiuar pranë Akademisë Ushtarake, dega Zbulim.
Është trajnuar në fushën e policisë, si për luftën kundër terrorizmit në USA dhe në Rumani, për shërbimet e policisë dhe VIP Protection në Izrael dhe Angli etj.