Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Dalja e Ferronikelit nga prodhimi uli eksportet

Ministri i Financave, Avdullah Hoti sot gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar për Integrime Evropiane, ka njoftuar deputetët për të arriturat e kësaj ministrie për agjendën evropiane dhe për planin kombëtar për zbatimin e MSA-së.

Sa i përket agjendës evropiane, Hoti tha se janë përmbushur të gjitha koncept dokumentet dhe ligjet përkatëse përveç projektligjit për pagat i cili është tërhequr nga Qeveria dhe kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Administratës Publike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa, ai ka folur edhe për trendin e të hyrave, i cili tha se është i kënaqur për të hyrat në këtë tre mujor.

Sipas tij, importi ka shënuar rritje në vitin e kaluar kurse eksportet kanë shënuar rënie shkak i daljes nga prodhimi të Ferronikelit.

Hoti bëri me dije se kanë fuqizuar ligjet për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e ekstremizmit.

Deputetja Vjosa Osmani, ngriti çështjen e monopolit të tregut për homologim të veturave, ku për këtë u pajtua edhe Hoti i cili theksoi se kjo është përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Autoritetit të Konkurrencës.

Ekonomia informale sipas ministrit Hoti ka shënuar rënie, por sipas tij ende mbetet e lartë kjo dukuri.