Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mësimi elektronik pushton edhe shkollat e Kosovës

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përfundimit të projektit të BE-së “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe mësimi elektronik në arsim”.

Ai, pasi falënderoi Bashkimin Evropian për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep proceseve në arsim, theksoi se zbatimi i projektit ka një rëndësi jashtëzakonisht në madhe në reformimin e sistemit arsimor dhe transformimin gradual të shkollave nga shkollat klasike në shkolla moderne, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përdorimi i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit nuk është më zgjedhje, por është domosdoshmëri për të përmirësuar sistemin e arsimit. Ky projekt ka një rol të veçantë në tranzicionin e shkollës sonë nga një shkollë klasike në një shkollë moderne. Përdorimi i TIK- ut lehtëson mësimdhënien dhe mundëson që Kosova të jetë në trend me proceset globale të edukimit”, është shprehur ministri Bajrami.

Ministri Bajrami, po ashtu theksoi se nga ky projekt përfituesit kryesorë do të jenë nxënësit, ndërkaq theksoi se Ministria e Arsimit është e vendosur në modernizmin e sistemit arsimor dhe aplikimin e mësimit elektronik në shkolla.

Në këtë ngjarje e pranishme ishte edhe udhëheqësja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila theksoi se është e lumtur që është prezente në këtë ceremoni, ku edhe po shënohej përfundimi i projektit për pajisjen e shkollave me internet dhe mjete të avancuara të teknologjisë. Apostolova tha se, BE e ka vendosur arsimin si prioritet në agjendat e saj dhe gjithmonë do të përkrahë Kosovën me projekte të tilla.

Projekti “Teknologjia e informacionit dhe komunikimit dhe mësimi elektronik në arsim”- faza e dytë, ka ndihmuar më shumë se 50 shkolla, duke i pajisur ato me internet dhe mjete të teknologjisë së informacionit.