Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” bën klinikën e Neonatalogjisë me monitorë kardiopulmonar

Fondacioni humanitar “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” i ka dorëzuar sot Klinikës së Neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, QKUK, disa monitorë kardiopulmonarë, pajisje këto esenciale për kujdesin e foshnjave.

Monitorët kardiopulmonarë janë pajisje që lidhen direkt me trupin e foshnjave për të monitoruar shenjat vitale si temperaturën, masin të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen tek foshnjat dhe lëshojnë sinjal kur këto të shenja ndryshojnë apo përkeqësohen.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këto pajise kanë qenë më se të domosdoshme për klinikën tonë dhe jemi shumë falënderuese për këtë donacion. Foshnjat tona tashmë do të kenë kujdesin e duhur dhe të nevojshëm”, u shpreh Dr. Shpresa Sylejmani, doktoreshë në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK.

Ndërkaq Dafina Krasniqi nga “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” thekson se “ne jemi të përkushtuar ndaj ofrimit të ndihmës sonë për shpëtimin e jetës së fëmijëve tanë dhe gjithmonë fokusohemi në zgjidhjen e problemeve që na adresohen nga Klinika”.

“Është kënaqësi të dorëzojmë këta monitorë sot dhe kjo na motivon të punojmë edhe më shumë për të përmbushur nevojat e kësaj klinike”, shton Krasniqi.

Blerja dhe dorëzimi i monitorëve sot bëhet e mundur falë donacioneve të mbledhura nga ngjarjet për ngritje fondesh të vitit 2016 “Çiklizmi rreth Kosovës për Fëmijët” dhe “Të Vallëzojmë për Nënat dhe Fëmijët”.