Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee, do ta vizitojë Kosovën më 28 dhe 29 mars ku dhe do të zhvillojë një sërë takimesh me udhëheqësit kosovarë, përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politik.
Të martën, më 28 mars, në orën 13:00, zyrtari amerikan do të takohet me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, në zyrën e këtij të fundit, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas, në orën 14:00, Yee do të takohet me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq dhe udhëheqësin e grupit parlamentarLista Serbe, Slavko Simiq, në zyrën e zëvendëskryeministrit.
Në orën 15:00, Zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, Hoyt Yee, do të zhvillojë një takim me ministren për Dialog, Edita Tahiri në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Kurse të mërkurën, 29 mars, zëvendës-ndihmës Sekretari i shtetit, përgjegjës për çështjet evropiane dhe euroaziatike, Hoyt Brian Yee, do të zhvillojë një takim me Ministrin e FSK-së, Haki Demolli dhe Gjeneralin Rrahman Rama me fillim nga ora 11:30 në selinë e FSK-së.
Ndonëse nuk është precizuar se për çfarë do të bisedohet në këtë takim, besohet se temë diskutimi do të jetë patjetër çështja shumë e përfolur e kohëve të fundit, ajo e shndërrimit të FSK-së në Ushtri.