Sami Lushtaku i ka “shpëtuar” gjykimit prej gjyqtarëve të EULEX-it në rastin e KEK-ut. Misioni ndërkombëtar ka hequr dorë prej këtij rasti, duke e kthyer te vendorët me pretekstin se nuk ka gjyqtarë të mjaftueshëm, edhe pse gjykimi ka qenë thuajse në përfundim të shqyrtimit kryesor.
Për pasojë, pas më shumë se një viti që kur ka filluar ky proces gjyqësor, gjithçka është kthyer në pikën zero. Të gjitha procedurat që janë zhvilluar deri më tani do të përsëriten, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi për kthimin e rastit te gjyqtarët vendorë nuk është pritur mirë nga Gjykata Themelore e Prishtinës. “Koha Ditore” posedon disa shkresa përmes së cilave ish-kryetari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hamdi Ibrahimi, vitin e kaluar ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) që ky rast të kthehet sërish tek EULEX-i... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.