Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zvicra, deri më 2020, do të investojë mbi 100 milionë euro në sektorin e ujërave në Kosovë

Në debatin për keqpërdorimet, keqmenaxhimin dhe ndotjen e resurseve ujore në vendin tonë, që u zhvillua në “Puls” të KTV-së, Ardiana Efendija-Zhuri nga Ambasada zvicerane, tha se shteti i Zvicrës, nga viti 1999 deri më 2016, në sektorin e ujërave në Kosovë ka investuar 70 milionë euro në zonat rurale dhe zonat urbane.

Investimet fillestare janë bërë në Anamoravë e pastaj në tërë territorin e Kosovës, projekte që kanë pasur të bëjnë me zgjerimin e rrjetit të ujit të pijshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Deri në fund të vitit 2020 do të investohen edhe mbi 30 milionë euro. Duhet të kuptohet se këto ishin grante e jo kredi, pra në total 100 milionë euro investime nga shteti zviceran”, theksoi Efendija-Zhuri.