Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrëfimet e pacientëve demantojnë lavdet e institucioneve për gjendjen në shëndetësi

Ankesat e pacientëve se po detyrohen të sigurojnë vetë gjithçka që është e nevojshme për trajtimin e tyre në klinikat e shtetit, fillojnë nga blerja e gjërave më elementare.

Rrëfimet e tyre demantojnë deklaratat pompoze të zyrtarëve për përmirësim të gjendjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndonëse menaxherët e klinikave kishin bërë planifikimin që për tremujorin e parë të ketë furnizim sipas nevojave, atë ua ndryshoi Ministria e Shëndetësisë.

Kjo, sipas zyrtarëve të SHSKUK-së, është një ndërhyrje që po u shkakton probleme, për të cilat thonë se pasojat i bartin qytetarët, por edhe vetë stafi shëndetësor.

Se listat rishikohen, këtë e pranon edhe Ministria e Shëndetësisë, e cila përmes një përgjigjeje me shkrim, ka sqaruar se kjo bëhet për shkak se buxheti për barna dhe material shpenzues është jo i mjaftueshëm për nevojat e institucioneve shëndetësore publike.

“Që në fillim të vitit nga institucionet shëndetësore kërkohet që Plani i veprimit të revidohet në bazë të grupeve farmakologjike të barnave dhe programeve specifike, me ç'rast furnizimet për programet e ndjeshme janë 100%, ndërkohë që pjesa tjetër arrin të furnizohet deri në 70%”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, deklaratat se institucionet po furnizohen 70 deri në 100 %, zyrtarë të QKUK-së thonë të bëhen në llogari të asaj liste që kërkon Ministria pas rishikimit, e jo që ky është një furnizim real sipas nevojave.