Kryetari i Organizatës “Demokracia Studentore”, Mexhid Ramusa sot i ka dorëzuar kërkesën Kryetarit të Kuvendit Komunal në Prishtinë, Shpend Ahmetit duke kërkuar ndarjen e një hapësire brenda Kampusit të Universitetit të Prishtinës për vendosjen e Memorialit Përkujtimor për studentët e rënë dëshmorë për lirinë e vendit.
“Sot kërkesën ia adresuam Kryetarit të Kuvendit Komunal në Prishtinë z. Shpend Ahmetit për ta ndarë një hapësirë brenda Kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për vendosjen e Memorialit Përkujtimor të studentëve të rënë për lirinë e Kosovës. Pasi ditë më parë iu adresuam edhe Presidentit të Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi për të mbështetur këtë iniciativë, ngase Rektorati i Universitetit të Prishtinës nuk kishte shqyrtuar asnjëherë kërkesat e tilla nga studentët. Andaj, duke pasur parasysh se kjo çështje është neglizhuar për 18 vite ne kemi marrë seriozisht këtë iniciativë dhe presim përgjigje pozitive si nga Presidenti Thaçi ashtu edhe nga Kryetari Ahmeti për vendosjen e këtij Memoriali”, tha Ramusa.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo