Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kelmendi: Prodhuesit, krijues kryesorë të vendeve të reja të punës

Zëvendëskryeministri i Qeverise së Kosovës, Ramiz Kelmendi ka vizituar sot fabrikën e prodhimit të lëngjeve RC Cola – “FLUIDI” në Gjilan, ku tha se kompanitë prodhuese janë shtytësit kryesorë të zhvillimit ekonomik dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

Sipas tij, qëllimi i vizitës ishte për të parë veprimtarinë prodhuese dhe zhvillimin e tyre konkurruese.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kelmendi tha se si Qeveri janë të përkushtuar për krijimin e një ambienti të favorshëm për biznese, raporton KP.

Pronari i kompanisë “Fluidi”, Fejzullah Mustafa ka njoftuar për së afërmi zëvendëskryeministrin për ecurinë e kësaj kompanie prodhuese.

Mustafa njoftoi po ashtu se nga mesi i muajt prill do të startojnë edhe me rafinerinë për prodhimin e vajit ushqimor.

Ai tha se ndër barrierat kryesore të kësaj fabrikë për prodhimin e pijeve jo alkoolike është mungesa e energjisë elektrike dhe akciza për lëndën e parë.