Investimi i shtuar në fabrikën e re të Genkor nga kompania e mirënjohur e ndërtimit Toning, do të krijojë kushte për prodhimin e modeleve dhe llojeve të shumta të mobiljeve, të destinuara për tregun Kosovar dhe atë ndërkombëtar.
Edhe pse prodhimin kishte filluar qysh në vitin 1998, më 29 të muajit Mars fabrika Genkor inauguron investimin e bërë rishtazi në këtë fabrikë për prodhim të mobiljeve të vendosur në Llapnasellë, por të njohur në tregun Kosovar për produkte cilësore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo{gallery}
Genkor, që tani menaxhohet nga kompania e njohur e ndërtimeve Toning, ka investuar në teknologji të prodhimit dhe në personelin e fabrikës, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së produkteve si dhe të rritjes së kapacitetit të kësaj fabrike.
‘Tani, pas përfundimit të fazës së investimit, me aplikimin e teknologjisë më moderne dhe me kapacitet të shtuar, produktet tona tani janë të cilësisë më të lartë.’, tregon z. Nexhmedin Hoxha, Inxhinier i Diplomuar i Ndërtimtarisë, themelues dhe pronar i kompanisë Toning si dhe udhëheqës i punëve ndërtimore të shumë ndërtesave ikonë të kryeqytetit, duke përfshirë edhe objektin e ish Bankës së Ljubljanës.
Sipas pronarit z. Hoxha, pas investimit në Genkor gjatë një orari të punës mund të përgatiten rreth 10 – 12 kuzhina, 10 – 15 tavolina të punës, apo edhe 4 – 5 dhoma dite / gjumi, të gjitha të cilësisë së lartë.
Lajmit për investimin në fabrikë i janë gëzuar edhe shumë arkitekt, bashkëpunëtor shumëvjeçar të Genkor. Dukagjin Behxheti nga DBA Architects tregon se ishte bashkëpunëtor shumë-vjeçar i kësaj fabrike dhe se parapelqente bashkëpunimin.
‘Në Genkor gjeta shumë profesionistë dhe vullnet për bashkëpunim. Produktet janë shumë me stil dhe të cilësisë shumë të lartë… Çdo detaj që e kam paramenduar, është realizuar në përpikëri.’, tregon arkitekti Behxheti, i gëzuar për investimin e bërë rishtazi në fabrikë.
Përkundër aktiviteteve investuese të filluara në vitin 2016, kompania Genkor kishte vazhduar me ofrimin e shërbimeve të limituara të prodhimit të mobiljeve për klientë deri sa në fund të këtij muaji, kompania do të fillojë prodhimin me kapacitet të plotë.
Inaugurimi i investimeve të kësaj fabrike do të bëhet në ceremoni të organizuar në objektin e fabrikës në Llapnasellë.