Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përgjigjet e Serbisë për “fajësinë “ e Haradinajt, në Gjykatën franceze

Ministria serbe e Drejtësisë është përgjigjur në të gjitha pyetjet e Gjykatës franceze në Colmar për rastin Haradinaj, ka deklaruar sot ministrja serbe Nela Kuburoviq duke shfaqur besimin se Gjykata do ta pranojë kërkesën e Serbisë për ekstradimin e Ramush Haradinajt, transmeton Koha.net.

Ajo, sipas fonet, ka thënë se dokumentet e kërkuar janë dërguar para tri ditësh dhe ka sqaruar se ka pasur pyetje cili Ligj penal ka qenë në fuqi në kohën e kryerjes së veprave të cilat Serbia ia vë në barrë Haradinajt .

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kuburoviq ka theksuar se Serbi ka dërguar ekstrakte nga të gjitha dispozitat e Kodit penal që kanë qenë në fuqi deri në vitin1999.

Ramush Haradinaj, është ndaluar në Francë më 4 janar me fletë arrest të Serbisë e cila po kërkon ekstradimin e tij.

Haradinaj para Gjykatës së Colmarit pritet të dalë më 6 prill.